Kavo baterie 600Ah për ndezje makine.
Veshje transparente për të treguar cilësinë e përcjellësit.
Kabëll bakri i shumëfijshëm dhe mjaft fleksibël.
Rezistente, praktike, për tu mbajtur gjithmonë në makinë.
Të përshtatshme për të dy sistemet 12 & 24 volt.
Material: Bakër+PVC
Kapaciteti: 600 Ah
Gjatësia: 3 m
Standard Gjerman.
Instruksione:
1. Fikni radion, dritat, sinjalet, kondicionerin, etj në të dy automjetet.
2. Fikni motorrin dhe vendosni të dy mjetet në frenat e dorës. Kaloni secilën makinë në park mode (për transmesionet automatike) ose neutral (për transmesionet manuale).
3. Ndani kabllot nga njera tjetra për të shmangur ndonjë prekje aksidentale me njëra tjetrën.
4. Lidhni njërën nga kapëset e Kuqe tek terminali Pozitiv (+) i baterisë së shkarkuar dhe kapësen tjetër të Kuqe tek terminali Pozitiv (+) i baterisë së mirë.
5. Lidhni njërën nga kapëset e Zeza tek terminali Negativ (-) i baterisë së mirë dhe kapësen tjetër të Zezë në një sipërfaqe metalike të palyer brenda folesë së motorrit të automjetit me bateri të shkarkuar. Në një bullon psh do ishte ideale. Mos e lidhni me terminalin Negativ (-) të baterisë së shkarkuar.
6. Sigurohuni që të 4 kapëset janë të fiksuara në mënyrë të sigurt.
7. Ndizni mjetin me bateri të mirë dhe mbajeni me gaz deri në rreth 3000 xhiro (RPM), ndërkohë që po tentoni të ndizni mjetin me bateri të shkarkuar.