Kategoritë

Prodhuesit

Newsletter

Politikat e Privatësisë

Privatësia Juaj

Autotrend është tërësisht e angazhuar për të mbrojtur privatësinë e vizitorëve dhe klientëve në website. Anëtarët e ekipit të Autotrend janë vetë klientë në faqe të tjera interneti, dhe rrjedhimisht vlerësojnë dhe respektojnë plotësisht rëndësinë e privatësisë në internet. Ne nuk e shpërndajmë informacionin rreth klientëve tanë tek palët e treta, përveçse kur ai nevojitet për t’ju shërbyer ju.

Pëlqimi Juaj

Ne nuk do të shesim emrin tuaj, adresën e email, informacionin mbi kartën tuaj të kreditit apo informacionin tuaj personal tek ndonjë palë e tretë pa autorizimin tuaj, por ne nuk mund të jemi përgjegjës apo të mbajmë përgjegjësi për veprimet e faqeve të palës së tretë nga i cili ju mund të jeni lidhur apo i jeni drejtuar websitit të Autotrend.

Komunikimi dhe Marketingu

Nëse ju keni bërë një blerje nga dyqani jonë, ne herë pas here mund t’ju informojmë mbi produktet e reja dhe ofertat speciale nëpërmjet e-mail, postës dhe telefonit. Juve gjithashtu do ju jepet mundësia për të marrë komunikime të tilla nga ne dhe nga palët e treta të përzgjedhura, kur ju të bëheni një anëtar i Autotrend.

Të gjithë anëtarët e Autotrend kanë mundësinë për të refuzuar marrjen e komunikimit të marketingut nga ne dhe/ose palët e treta të zgjedhura. Nëse ju nuk dëshironi të vazhdoni të merrni komunikimin e marketingut nga ne dhe/ose palët e treta të zgjedhura, ju duhet të cregjistroheni nga marrja e tyre duke vizituar “Llogaria Ime” në websitin e Autotrend ose duke klikuar linkun “çregjistrohuni” në emailet marketing të cilat mund tua kemi dërguar ne.

Cookies

Një cookie është një dosje e vogël informacioni që është dërguar në kompjuterin, celularin ose pajisje të tjera tuajat kur ju vizitoni një website, i cili do të njohë pajisjen tuaj në vizitat e ardhshme. Këto tipe dosjesh shërbejnë për punë të ndryshme, si për shembull kujtojnë preferencat dhe artikujt tuaj të zgjedhur, duke ju ndihmuar për të përmirësuar përvojën tuaj në website si dhe duke u përpjekur për të siguruar që reklamat ose ofertat që ju shihni online janë më të rëndësishmet për ju. Këto "cookies " mund te ndahen në 4 tipe, secila prej tyre është e përshkruar më poshtë.

Kategoria 1: Cookies mjaft të domosdoshëm

Këto cookies janë thelbësore në mënyrë që të mundësojnë faqen për të siguruar shërbimet që ju keni kërkuar, si për shembull për kujtuar artikujt që keni shtuar ne shportë.

Kategoria 2: Cookies për rritjen e performancës

Ky tip mbledh informacion anonim se si njerëzit e përdorin faqen, dhe të dhënat lidhen me përdorues të tjerë për të na mundësuar të përmirësojmë mënyrën se si operon faqja. Për shembull ne përdorim cookies të Google Analytics për të na ndihmuar të kuptojmë se si klientet arrijnë në faqen tonë, navigojnë apo përdorin faqen tonë dhe për të nxjerrë në pah fushat ku ne mund të përmirësojmë. Të dhënat e ruajtura nga këto cookies nuk tregojnë kurrë detaje personale.

Kategoria 3: Cookies funksionaliteti

Këto cookies kujtojnë zgjedhjet që ju bëni, si për shembull gjuha, parametrat e kërkimit si madhësia, ngjyra ose linja e produkteve. Këto pastaj mund të përdoren për t’ju siguruar ju një përvojë më të përshtatshme me zgjedhjet tuaja duke i bërë vizitat më të pëlqyeshme. Informacioni gjithashtu është i lidhur edhe me përdorues të tjerë në mënyrë anonime duke na mundësuar ne për të përmirësuar mënyrën se si operon faqja.

Kategoria 4: Cookies për targetim ose reklamim

Këto cookies mbledhin informacion në lidhje me prirjet e navigimit tuaj në mënyrë që reklamat të jenë të përshtatshme për ju dhe interesat tuaja. Ato kujtojnë websitet që keni vizituar dhe ky informacion është ndarë me palët e tjera të tilla si reklamuesit.

Ju mund të ndryshoni parametrat për të parandaluar cookies që të ruhen në kompjuterin ose pajisjet tuaja të lëvizshme pa miratimin tuaj.

Mbrojtja e Sigurisë Suaj

Ne do të bëjmë më të mirën të mbrojtur të dhënat tuaja personale, por nuk mund të garantojmë sigurinë e të dhënave të transmetuara në faqen tonë; cdo transmetim apo përhapje është në përgjegjësinë tuaj. Pasi ne kemi marrë informacionin tuaj, ne do të përdorim procedura strikte dhe metoda sigurie për të parandaluar cdo akses të paautorizuar.

Faqet e Palës së Tretë

Faqja jonë mund të përmbajë lidhje për dhe nga website të rrjeteve partnere, reklamuese dhe palëve të tjera të treta. Nëse ju do të ndiqni një link të ndonjërit nga këto website, ju lutem vini re se ata kanë politikat e tyre të privatësisë dhe se ne nuk do të mbajmë asnjë përgjegjësi ose detyrim për këto politika. Ju lutem kontrolloni këto politika para se të jepni të dhënat tuaja personale tek këto website.

Kontrolli i Detajeve Tuaja

Nëse ju dëshironi të verifikoni të dhënat që keni regjistruar tek Autotrend, ju mund ta bëni këtë duke na kontaktuar nëpërmjet adresës email të dhënë më poshtë. Procedurat tona të sigurisë nënkuptojnë që ne mund t’ju kërkojmë dëshmi të identitetit. Kjo dëshmi e identitetit do të bëhet nëpërmjet adresës suaj të email dhe fjalëkalimit që keni vendosur pas regjistrimit. Ju duhet ta mbani këtë informacion të sigurt sepse ju do të jeni vetë përgjegjës për çdo veprim që ne mund të ndërmarrim në përgjigje të ndonjë kërkese nga dikush që përdor emailin dhe fjalëkalimin tuaj. Ne do të rekomandonim fort që ju të mos përdorni funksionin e memories së fjalëkalimit, gjë e cila do të lejonte njerëz të tjerë të aksesonin të dhënat tuaja personale.

Kontakti

Ju keni të drejtë të aksesoni informacionin që Autotrend mban për ju dhe e drejta juaj e aksesit mund të ushtrohet në përputhje me politikat tona.

Ne jemi gjithmonë të kënaqur kur klientët tanë na kontaktojnë (edhe në qoftë se ajo është një ankesë!). Ne jemi gjithmonë mirënjohës për çdo moment që ju kaloni duke na ofruar rekomandime të nevojshme, për tu siguruar që klientët tanë të jenë plotësisht të kënaqur. Nëse keni ndonjë pyetje apo reagim në lidhje me këtë deklaratë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Ne do të jemi të kënaqur t’ju përgjigjemi për çdo pyetje që mund të keni.

Ju mund të kontaktoni shërbimin ndaj klientit tek kontakt@autotrend.al

Autotrend

Tiranë, Shqipëri